“Safe Journalists Albania” kanë reaguar pas zhvillimeve të fundit jashtë ambienteve të godinave të Focus Media Group, ku gazetarët e Panorama janë penguar të hyjnë në vendet e tyre të punës nga policia ushtarake, pavarësisht se Gjykata njeh te drejtën përe akses në këtë godinë.
“Safe Journalists Albania” shprehin shqetësim për raportimet nga terreni se vendimi i Gjykatës së Tiranës i datës 12 gusht nuk po zbatohet plotësisht.
“Kujtojmë të gjitha palët, përfshirë autoritetet shtetërore dhe kompaninë KAYO, se vendimet e gjykatës duhet të zbatohen menjëherë, plotësisht dhe në transparencë. Çdo masë që prek gazetarët duhet të jetë ligjore, proporcionale dhe të respektojë të drejtat e tyre profesionale, përfshirë mbrojtjen e burimeve dhe pajisjeve personale.
Çdo vonesë apo shmangie nga ky detyrim ligjor është shkelje e rëndë e shtetit të së drejtës dhe një sinjal shqetësues për lirinë e medias në Shqipëri”, thuhet në postimin e “Safe Journalists Albania”.
Reagimi nga “Safe Journalists Albania”
Shprehim shqetësim për raportimet nga terreni se vendimi i Gjykatës së Tiranës i datës 12 gusht nuk po zbatohet plotësisht. Sipas gazetarëve të pranishëm, hyrja në godinën e Panorama Group vazhdon të pengohet dhe punonjësve u është kërkuar të dorëzojnë pajisjet e tyre celulare përpara hyrjes.
Kujtojmë të gjitha palët, përfshirë autoritetet shtetërore dhe kompaninë KAYO, se vendimet e gjykatës duhet të zbatohen menjëherë, plotësisht dhe në transparencë. Çdo masë që prek gazetarët duhet të jetë ligjore, proporcionale dhe të respektojë të drejtat e tyre profesionale, përfshirë mbrojtjen e burimeve dhe pajisjeve personale.
Çdo vonesë apo shmangie nga ky detyrim ligjor është shkelje e rëndë e shtetit të së drejtës dhe një sinjal shqetësues për lirinë e medias në Shqipëri.