Një person ka qëlluar në ajër me armë zjarri në lagjen “Kiras” në Shkodër, ndërsa Policia po zhvillonte një operacion për kapjen e një kontigjenti të cilësuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Në momentin kur efektivët kanë qenë në ndjekje dhe në një perimetër të afërt, i dyshuari ka qëlluar në ajër dhe është larguar në drejtim të paditur.
Sipas burimeve të policisë bëhet fjalë për shtetasin B.B., i cili është në kërkim edhe për vepra të tjera penale. Nga të shtënat nuk raportohet të ketë pasur të lënduar apo dëme.
Dhjetëra forca policie kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën ndërsa vijon operacioni duke blinduar zonën me efektivë dhe masa të rrepta sigurie.


