Lefter Maliqi ka shprehur mbështetjen e tij të plotë ndaj gazetarëve, duke denoncuar veprimet arbitrare ndaj “News24”, pa vendim gjykate.
Ai ka kritikuar ashpër veprimet e Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake, që sipas tij kanë sekuestruar pa autorizim kompjuterat, pajisjet dhe materialet e gazetarëve.
Gjykata ka vendosur lirimin e menjëhershëm të godinës, lejimin e gazetarëve që të hyjnë dhe kthimin e sendeve të konfiskuara, por Maliqi thekson se 24 orë më pas Policia nuk ka zbatuar vendimin.
Reagimi i Lefter Maliqit
Sot sërish në ambientet e “News 24”, në mbështetje të plotë të gazetarëve kundër veprimeve arbitrare për mbylljen e TV “NEWS 24”, TV Panorama, BallkanWeb, Gazetës Shqiptare pa vendim Gjykate. Denocova veprimet kriminale dhe antiligjore të Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake, të cilët kanë sekuestruar pa vendim gjykate kompjuterat dhe bazën materiale të gazetareve dhe pajisje të shumta. Gjykata vendosi dhe lirimin e menjehershëm të Godinës, lejimin e gazetarëve të futen në institucion dhe kthimin e sendeve gazerarëve dhë absurditeti ka kaluar 24 orë dhe Policia nuk zbaton vendimin e gjykatës! Shqipëria në flakë kurse Rama nga buza e detit mbyll median me urdhër politik dhe shijon pushimet ndërkohë që shqipëria digjet. Koha ta largojmë këtë të papërgjegjshëm dhe shkatërrues të ligjit dhe Demokracisë!