Banorët e Valbonës po përballen me aksionin e IKMT-së për shembjen e banesave, që i kanë ndërtuar me mund e me djersë.
Një i moshuar, i cili ngriti banesën para zgjedhjeve, u shpreh se policia pasi kishte parë punimet i tha që “Ja pafshi hajrin”.
I moshuari shtoi se ka 30 vite që ia jep votën Edi Ramës, duke shtuar se ” të më pushkatosh tani është gjynah”.
“Policja tha ‘A ke ngatërresë me dikë? Ia pafshi hajrin’. Para votimeve i kemi bërë, 30 vite kam që ia jap votën Edi Ramës, se kam qenë komunist i Enver Hoxhës, dhe tani të më pushkatosh është gjynah”, u shpreh ai.