SPAK dhe BKH po zhvillojnë kontrolle në një objekt pranë rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se kontrollet po kryhen në një ambient të marrë me qira, i ndodhur në një pallat luksoz.
Mësohet se veprimet po realizohen në kuadër të një hetimi që po zhvillohet në bashkëpunim me partnerë të huaj.


