Policia e Elbasanit ka publikuar pamjet nga aksioni antidrogë, ku u vunë në pranga 30 persona si dhe u sekuestruan armë, drogë e municione, ndërsa 14 persona të tjerë u shpallën në kërkim.
Në kuadër të këtij operacioni, u ekzekutuan 25 masa sigurie “Arrest në burg” ndaj personave të përfshirë në veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë edhe 5 persona të tjerë dhe u procedua penalisht një shtetas.
Në pranga ranë persona nga zona të ndryshme të qarkut, përfshirë Elbasanin, Librazhdin, Gramshin, Cërrikun, Peqinin, Belshin dhe Prrenjasin, të cilët vepronin si në grupe të organizuara, ashtu edhe individualisht, duke shitur drogë kryesisht pranë ambienteve të shkollave dhe lokaleve.
Gjatë kontrollit u sekuestruan sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, si kokainë dhe kanabis, armë zjarri (pistoletë, kallashnikov), armë gjahu, municion luftarak, peshore elektronike, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara kontrabandë, pajisje elektronike (laptop, tablet, DVR), targa automjetesh shqiptare dhe belge, si dhe shuma të mëdha parash në valuta të ndryshme (euro, paund, dollarë, franga zvicerane). Gjithashtu u sekuestruan 24 celularë.
Policia vijon punën për kapjen e 14 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin e çdo personi tjetër të përfshirë në këtë rrjet kriminal.
Njoftimi:
Finalizohet megaoperacioni “First Day”, goditet rrjeti i shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike në qarkun Elbasan.
Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit prej disa muajsh, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
Ekzekutohen 25 masa sigurie “Arrest në burg”.
Gjatë operacionit arrestohen në flagrancë 5 shtetas të tjerë, si edhe 1 tjetër procedohet penalisht.
Sekuestrohen sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri (pistoletë, kallashnikov), armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollarë, franga zvicerane, 24 celularë.
Strukturat për Hetimin e Krimeve të DVP Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, pas një hetimi të thelluar të ndjekur me metoda speciale prej disa muajsh, finalizuan megaoperacionin policor të koduar “First Day”, që kishte në fokus goditjen e personave të përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, e shtrirë në kohë dhe vënde të ndryshme, kryesisht pranë ambienteve të shkollave, lokaleve dhe më gjerë, në Elbasan, Librazhd, Gramsh, Cërrik, Peqin, Belsh dhe Perrenjas.
Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasit: A. B., 42 vjeç, E. S., 48 vjeç, Sh. B., 56 vjeç, A. (A.) B., 52 vjeç, F. Th., 34 vjeç, H. G., 64 vjeç, G. T., 37 vjeç, M. B., 45 vjeç, P. Q., 50 vjeç, S. B., 38 vjeç, D. E., 38 vjeç, M. Q., 38 vjeç, Sh. Sh., 46 vjeç, B. G., 64 vjeç, I. K., 38 vjeç, M. E., 36 vjeç, I. F., 45 vjeç të gjithë banues në Elbasan, K. H., 34 vjeç, A. K., 50 vjeç, banues në Peqin;, I. B., 41 vjeç, K. Ç., 24 vjeç, F. R., 24 vjeç, K. K., 30 vjeç, M. B., 24 vjeç, banues në Librazhd, P. T., 30 vjeç, banues në Prrenjas.
Nga hetimi u dokumentua aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve, të përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, të cilët vepronin në mënyrë të organizuar në grupe të vogla ose individualisht, në të gjithë qarkun Elbasan.
Gjithashtu,
– u arrestuan në flagrancë shtetasit: J. A., 32 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, A. T., 31 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, V. D., 36 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”; N. D., 43 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe L. Xh., 50 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. D., 57 vjeç.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri pistoletë dhe kallashnikov, armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore elektronike, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollar, franga zviceriane dhe 24 celularë.
Vijon puna për kapjen e 14 shtetasve të shpallur në kërkim.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe ndjekjen penale të çdo individi tjetër të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.