Policia e Kosovës ka dhënë një sqarim shtesë në lidhje me plagosjen në Shtërpcë të Kosovës, ku u raportua se është plagosur një 31-vjeçar dhe një 11-vjeçar, nga policia thonë se është gabuar mosha e njërit të plagosur, gjegjësisht personi për të cilin u raportua se është i moshës 31-vjeçare, rezulton të jetë një 21-vjeçar.
“Informatë shtesë lidhur me personat e plagosur në Shtërpcë Sqarim për media. Në lidhje me personat e plagosur në Shtërpcë , fillimisht nga informatat e para që kemi pranuar, ju kemi njoftuar se janë plagosur dy persona, një person 11 vjeçar dhe një person 31 vjeçar. Mirëpo, Sektori Rajonal i Hetimeve, pasi ka bërë verifikimin e personave të plagosur dhe moshës së tyre, rezulton të jenë plagosur, një person 11 vjeçar dhe një person 21 vjeçar”, thonë nga Policia e Kosovës.