Një ngjarje tragjike është shënuar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Pogradecit, ku një grua 52-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e saj në lagjen nr. 1.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë së Shtetit, zjarri ka rënë rreth orës 06:00, në banesën e shtetases K. T., e cila, fatkeqësisht, ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit nga tymi.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa hetimet për përcaktimin e shkakut të zjarrit janë në vijim.