Ish-prokurori Ervin Karanxha foli me tone të ashpra në Log. News24, lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit të Apelit pasditen e djeshme, nga një pjesëtar i një pale në proces gjyqi.
Karanxha theksoi se reforma në drejtësi ka dështuar, pasi pronarët e tokave ende sorrollaten dhe nuk gjejnë drejtësi për pronat e tyre.
Sakaq, thekson se kushtet në Apel janë të papranueshme dhe nuk mund t’i ngelet faji një roje sigurie që ka lënë të futet në Gjykatë një njeri i armatosur.
Ervin Karanxha: Kur shteti nuk ruan me siguri gjyqtarin është goditje shumë e madhe për shtetin ligjore dhe për këtë propagandë jo shtet, jo reforma. Reforma në drejtësi ka dështuar. Zero. Është bërë pjesë, e Katovicës. Sepse përfaqësuesit e pronarëve, ky ka qenë qëllimi i Katovicës pronarët të mos marrin pronat. Po zbatohen pikë për pikë dhe detyrat që janë marrë në 89 nga fjalimi i famshëm i Ramiz Alisë.
Në apel është mbledhur gjithë Shqipëria. Janë shumë gjyqtarë mangët. Kushtet janë jashtë standardeve sallën e gjyqit, gjyqtari hyn me palët. Nuk ka hyrje. Është jashtë kushteve teknike. Njerëzit dhe gjyqet vijnë vërdallë. Aty dyndet gjithë Shqipëria. Si mundet një roje tek pull të bëjë sigurinë aty?!
U investua mld dollarë në reformën në drejtësi dhe nuk ke asnjë godinë të re. Ku do hyjnë njerëzit, gjyqtarët, palët e viktimës. Aty futen bashkë. Mund të kërcasë dhe grushti. Gjykata e Apelit është jashtë kushteve teknike. Aty vetëm punohet rifurxho. Është problem i thellë.