Një adoleshent 16-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme teksa po lahej në plazhin e Durrësit.
Siç bën me dije policia, E.V., banues në lagjen 13 të Durrësit, u mbyt aksidentalisht duke humbur jetën në det.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes tragjike.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13, Durrës, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi E. V., 16 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.