Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje (7 shkurt) në rrugën Cërrik – Gjyralë. Raportohet se një automjet që po ecte me shpejtësi ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës
Më pas makina është përplasur me murin e avllisë dhe portën hyrëse të shtëpisë së familjes së shtetasit Bujar Kanaçi.
Automjeti ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme, ndërsa drejtuesi fatmirësisht vetëm dëmtime të lehta.
Ndërkohë policia po heton rreth shkaqeve të aksidentit dhe drejtuesit të automjetit i ka kryer testin e alkoolit.