Një ushtar ukrainas po cilësohet si njeriu më me fat në luftën që po zhvillohet në këtë vend.
Ai ka publikuar një video ku shihet se helmetën që e kishte të vënë në kokë i është shpuar nga plumbi i ushtrisë ruse, por që për fat nuk e ka goditur në kokë
Plumbi e kishte qëlluar në pjesën e përparme të helmetës (në ballë), dhe kishte depërtuar në pjesën e pasme, duke mos ia prekur fare kokën.
Videoja e ushtarit ukrainas është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale dhe po cilësohet si njeriu më me fat në këtë luftë./21Media