Një 33-vjeçar raportohet se është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake, policia bën me dije se i plagosur ka mbetur 33-vjeçari me iniciale M.D., i cili ka marrë plagë në këmbë.
Nuk dihet shkaqet e kësaj ngjarje ndërsa vetë i riu nuk ka dhënë detaje për policinë.
Sipas bluzave të bardha 33-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Durrës / Informacion paraprak
Më datë 03.11.2025, rreth orës 16:20, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi M. D., 31 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është dëmtuar në këmbë (në zonën e thembrës), me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.
Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


