Gjykata e TiranëS ka dhënë vendimin për tre personat e arrestuar lidhur me vetëplagosjen e 18-vjeçares Natali Murati, ngjarje që ndodhi mesnatën e 14 shkurtit në ambientet e Hotel “Gjuta” në Sauk.
Sipas vendimit të gjykatës, i dashuri i vajzës, 22-vjeçari Erisjaldo Gjuta, do të qëndrojë në arrest në burg. Ai akuzohet për “Moskallëzim të krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit”.
Ndërkohë, xhaxhai i tij, Vladimir Gjuta, 46 vjeç, dhe nëna, Mirvete Gjuta, 48 vjeçe, u lajnë me masën detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore, me detyrimin për t’u paraqitur një herë në muaj ose një herë në javë sipas orarit të përcaktuar nga gjykata.
Tre të dyshuarit akuzohen se pas vetëplagosjes së 18-vjeçares kanë fshehur armën, kanë pastruar gjakun dhe nuk kanë kallëzuar ngjarjen, duke u përpjekur të ndryshonin vendngjarjen dhe deklarimet.
SI KA NDODHUR NGJARJA?
Vajza ka qenë vetëm në dhomë të gjumit kur ka marrë armën dhe ka qëlluar veten. Sajmir dhe Erisjaldo Gjuta kanë qenë jashtë dhe kanë dëgjuar të shtënat. Kur kanë hyrë te dhoma, kanë parë vajzën të vetëplagosur dhe kanë thirrur edhe anëtarët e tjerë, Mirvete dhe Vladimir Gjuta dhe kanë vendosur që të pastrojnë vendin e ngjarjes.
Ata mësohet se kanë marrë e fshehur armën, kanë larë gjakun, ndërsa Mirvetja me Elvirin janë nisur me makinë për ta dërguar në spital dhe janë porositur të deklarojnë që “vajzën e kanë gjetur të shtrirë te rrethi i Ekonomikut”. Pas hetimit, rezultoi se vajza në fakt ishte vetëplagosur në hotelin e tyre.
NJOFTIMI I GJYKATES:
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, mori në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për Vleftësimin e arrestit dhe Caktimin e masës së sigurimit ndaj personave nën hetim E.Gj. të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe municionit”, të parashikuar respektivisht nga nenet 300, 301 dhe 278, prg.1, të Kodit Penal, V.Gj. të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të parashikuara respektivisht nga nenet 300 dhe 301 të Kodit Penal dhe M.R. të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të parashikuara respektivisht nga nenet 300 dhe 301 të Kodit Penal.
Gjykata, me vendimin e saj, të arsyetuar në mënyrë të përmbledhur, ditën e sotme, pasi ka dëgjuar palët e pranishme në seancë, prokurorin i cili në konkluzione përfundimtare kërkoi:
- Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim E. Gj. dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.
- Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim V. Gj. (D.) dhe caktimin e masës së sigurimit personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale. www. gjykata.gov.al 2026 2
- Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim M. R. dhe caktimin ndaj e masës së sigurimit personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.
Pasi ka shqyrtuar të gjitha faktet, të dhënat, shpjegimet, qëndrimet, si dhe provat e paraqitura nga palët, Gjykata, në përfundim gjykimit, në bazë dhe për zbatim të nenit 112, 228-230, 238, 244, 251, 252, 258, dhe 259 të Kodit të Procedurës Penale:
V E N D O S I:
- Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim E. Gj., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe municionit”, të parashikuar respektivisht nga nenet 300, 301 dhe 278, prg.1, të Kodit Penal.
- Caktimin ndaj personit nën hetim E. Gj., të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.
- Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim V. Gj. (D.), i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” të parashikuara respektivisht nga nenet 300 dhe 301 i Kodit Penal.
- Caktimin ndaj personit nën hetim V. Gj. (D.), të masës së sigurimit personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.
- Urdhërohet personi nën hetim V. Gj. (D.), të paraqitet para shërbimeve të policisë gjyqësore, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, çdo të hënë, ora 10:30.
- Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim V. Gj. (D.), nëse në ngarkim të tij nuk ekziston ndonjë masë tjetër sigurimi personal me karakter shtrëngues, arrest në burg, dhe/ose ndonjë vendim penal dënimi me burgim, i formës së prerë.
- Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim M. R., e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” të parashikuara respektivisht nga nenet 300 dhe 301 i Kodit Penal.
- Caktimin ndaj personit nën hetim M. R., të masës së sigurimit personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.
- Urdhërohet personi nën hetim M. R., të paraqitet para shërbimeve të policisë gjyqësore, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të hënën e parë, të çdo muaji, ora 10:00.
- Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim M. R., nëse në ngarkim të saj nuk ekziston ndonjë masë tjetër sigurimi personal me karakter shtrëngues, arrest në burg, dhe/ose ndonjë vendim penal dënimi me burgim, i formës së prerë.
- Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore. www. gjykata.gov.al 2026 3
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës.


