Arrestohen 3 personat të cilën qëlluan me armë në një nga zyrat elektorale të Partisë Demokratike në këtë qytet, duke lënë të plagosur sekretarin, Bledi Okshtuni.
Në pranga ka rënë Ndriçim Jonuzi me mbiemrin e ndryshuar Tahiri i njohur edhe më parë për precedentët e rëndë kriminalë, i akuzuar edhe për vrasje në Torino të Italisë, si Markel Shtylla, shef i policisë bashkiak dhe Dorian Troplini, polic bashkiak.
Arrestimi i tyre është bërë nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Ndalimi i tyre është bërë mbrëmjen e djeshme.