Uniformat blu kanë arrestuar 19 vjeçarin, i cili plagosi me thikë një ditë më parë, 20 vjeçarin Aron Demiraj në Qytet Studenti në Tiranë.
Në pranga ka rënë 19-vjeçari me iniciale A. A., banues në Kamëz. Gjithashtu e ka pësuar dhe 52 vjeçari me iniciale E.T., i cili po hetohet në gjendje të lirë, pasi i shiti thikën të riut.
Aron Demiraj ka marrë disa plagë me thikë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. A., 19 vjeç, banues në Kamëz, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin E. T., 52 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi A. A., ditën e djeshme, në Qytet Studenti, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se autori i dyshuar e ka blerë mjetin prerës nga shtetasi E. T.”, njoftoi policia.