Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Saukut në Tiranë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në një spital privat.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është një shtetas turk, H.U., 39 vjeç, i cili ka marrë një plagë në shpatull pas të shtënave me armë zjarri, dyshohet pistoletë. Burime bëjnë me dije se edhe autori i dyshuar është po ashtu shtetas turk.
Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes tyre. I plagosuri ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk.
39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


