Plagoset biznesmeni i njohur, autorët djegin makinën. Brenda saj gjendet një…

Plagoset biznesmeni i njohur, autorët djegin makinën. Brenda saj gjendet një…

Nje plagosje me armë zjarri në autostradën Lezhë-Milot pasditen e sotme, rreth orës 17:20 pranë një lokali ku janë dëgjuar të shtëna. Per pasoje i plagosur ka mbetur 42-vjeçari Aleksandër Deda, që njihet si biznesmen në Lezhë.



Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që nuk dihen motivet e krimit. I plagosuri është nisur në spitalin e Traumës në Tiranë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshohet për një atentat ndaj 42-vjeçarit. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe rreth 5 km nga vendi ku ndodhi plagosja ka gjetur një  automjet tip “Audi” duke u djegur. Brenda automjetit është gjetur edhe një armë zjarri, që dyshohet të jetë arma e krimit.

E gjithë policia është përqendruar pranë automjetit të djegur, të cilit sipas burimeve i ishin hequr targat para se t’i vihej flaka.