Avokati Marash Logu ka denoncuar mungesën e zbatimit të procedurave ligjore në rastin e sekuestrimit të sendeve gjatë bastisjes së News24 një ditë më parë.
Në një intervistë nga ambientet e jashtme të godinës së uzurpuar, Logu theksoi se nuk është respektuar asnjë vendim gjyqësor që t’u komunikohet palëve të përfshira.
“Pamë që nuk u zbatua minimumi i një procesi ligjor, pasi kur sekuestron sende të çfarëdo lloji, duhet të ekzistojë nje vendim gjyqësor që i komunikohet palëve. Këtë nuk e pamë as dje dhe as sot. Ky është një veprim antiligjor dhe antikushtetues nga institucionet përgjegjëse gjatë këtyre ditëve,” deklaroi Logu.
Ai i bën thirrje Prokurorisë së Tiranës të nisë hetimet lidhur me këtë rast, duke vënë në dukje se mund të ketë shpërdorim detyre nga disa funksionarë shtetërorë të përfshirë, duke përmendur Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Ekonomisë, Policinë e Shtetit, Policinë Ushtarake dhe shoqërinë shtetërore “Kayo” sh.a.
“Nuk mund të pritej asgjë tjetër nga një person që është larguar nga policia për shkak të lidhjeve të tij me krimin e organizuar”, tha Logu duke iu referuar Ardi Veliut.
Marash Logu: Pamë që nuk u zbatua as minimumi i një procesi ligjor, sepse kur sekuestron sende të çfarëdo lloji, duhet të kesh një vendim gjyqësor që u komunikohet palëve. Këtë, dje nuk e pamë të ndodhte, dhe nuk e pamë as ditën e sotme. Ky është një veprim antiligjor dhe antikushtetues që kanë kryer institucionet gjatë këtyre ditëve.
Unë i bëj thirrje Prokurorisë së Tiranës që të nisë hetimet lidhur me këtë rast. Minimalisht, jemi në kushtet e shpërdorimit të detyrës nga disa funksionarë shtetërorë që kanë trajtuar këtë çështje: funksionarë të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Ekonomisë, të Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake, si dhe të shoqërisë shtetërore “Kayo” sh.a., sjellja e së cilës ka lënë shumë për të dëshiruar.