Sot, 11 Maj, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote.
-Ora 09:00
Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 09:00 ka qenë 4.84 %.
Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm 976 prej 5225 qendrave të votimit në total.
Deri më tani është votuar 31939 nga 659620 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara
Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 09:00, përqindja e votuesve ka qenë 8.03%.
– Ora 08:00
Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 08:00 ka qenë 1.81%.
Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm 937 prej 5225 qendrave të votimit në total.
Deri më tani është votuar 11601 nga 641108 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara
Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 08:00, përqindja e votuesve ka qenë 3.37%.
Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.
******
Risi në këto zgjedhje parlamentare është vota e diasporës, ku për të zgjedhur për Parlamentin e ri janë regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë.
Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.
- Çdo subjekt garon me 186 kandidatë në listën e votimit të KQZ-së, ku 46 janë nga lista e mbyllur.
- Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore i drejtuar nga Sali Berisha
- Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori
- Lëvizja Atdheu e drejtuar nga Kreshnik Osmani
- Koalicioni Euroatlantik i drejtuar nga Endri Hasa
- Partia Socialiste e Shqipërisë e drejtuar nga Edi Rama
- Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet e drejtuar nga Adriatik Lapaj
- Aleanca Kombëtare Shqiptare e drejtuar nga Elena Kocaqi
- Aleanca Demokracia e Re e drejtuar nga Edmond Stojku
- Koalicioni Djathtas për Zhvillim i drejtuar nga Dashamir Shehi
- Mundësia e drejtuar nga Agron Shehaj
- Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Tom Doshi