Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja, i cili rezulton me precedentë penalë, është në mesin e të arrestuarve si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Grupi kriminal “Rraja” raportohet se ishte përfshirë në trafikun e drogës, ndërsa bazën e kishte në Nikël, sipas burimeve për gazetaren Klodiana Lala.
Të arrestuarit e tjerë janë:, Marvin Bushati, Agim Nina alias Lorenc Selmani, Sokol Qaja, Gazmir Rraja dhe Perparim Rraja.
E shkuara kriminale e Rexhep Rrajës
Rexhep Rraja është i riu që u filmua teksa godiste me shkop bejsbolli dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Majën.
Në dhunimin barbar të dy kushërinjve, ngjarje e ndodhur në vitin 2023, u përfshinë edhe anëtarë të fisit Rraja, si dy vëllezërit e deputetit socialist, Xhelal e Flamur Rraja, ku ky i fundit i drejtonte armën një prej të dhunuarve që ndodhej pa ndjenja në dyshemenë e lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë.
Megjithatë emri i Rexhep Rrajës dhe xhaxhait të tij, Xhelalit, është përfshirë edhe një ngjarje tjetër të dhunshme.
I riu është akuzuar se ushtonte dhunë ndaj të dashurës së tij në atë kohë, Xhisiela Malokut dhe rasti u bë publik nga oficeri Emiljano Nuhu, i cili dëshmoi ngjarjen dhe ngriti akuza ndaj policisë për neglizhencë.
Por kur ngjarja u bë publike, Emiljano Nuho pretendoi se Xhelal Rraja e kishte kërcënuar me armë që të mbyllte dosjen.
Në hetimin e këtij rasti Prokuroria mori dhe raportin e mjekut ligjor ku rezultonte se Xhisiela Maloku kishte dëmtimin në trup.
Më pas ajo e fundit tërhoqi denoncimet duke theksuar se e kishte bërë gjithçka nga xhelozia ndaj ish partnerit të saj.
Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator 2018, për t’u liruar tre muaj më pas pasi fitoi lirinë me kusht.


