Shefi i Komisariatit të Policisë në Përmet, Dhurim Çenko, është pezulluar nga detyra, pas dyshimeve se ka pasur dijeni për një rast të rëndë abuzimi seksual dhe nuk ka vepruar sipas ligjit.
Burime bëjnë me dije se pezullimi është vendosur në kuadër të hetimeve e, pasi dyshohet se Çenko ka qenë në dijeni për abuzimin ndaj një vajze 16-vjeçare, e cila dyshohet të jetë përdhunuar nga njerku i saj i cili ishte efektiv policie.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik, pasi dy personat e dyshuar për aktin e rëndë janë njerku i të miturës dhe një punonjës policie aktiv, çka ngre pikëpyetje të mëdha mbi reagimin dhe ndjekjen e procedurave brenda strukturave të sigurisë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur nëse ka pasur shkelje apo mbulim të qëllimshëm nga zyrtarë policorë.