Përfaqësuesja e Kryeministrit ka parashtruar argumentet se pse pezullimi i Belinda Ballukut nuk mund të bëhet nga një gjykatë.
“Ky nuk është një ankim kushtetues individual, nuk kanë të bëjnë më objektin e procedimi penal, por kanë të bëjmë me marrëdhëniet mes tre pushteteve.
A ka të drejtë gjykata penale të pezullojë nga detyra një ministër? Ne vlerësojmë se jo, megjithëse argumentet i përkasin çështjes në themel.
GJKKO duke pezulluar ministrin ka pezulluar vendimmarrjen e ministrit, pasi nuk mund të propozojë asnjë projekt akt.
Pezullimi e detyron kryeministrin që të propozojë shkarkimin e ministrit të ri dhe të propozojë një ministër të ri.
Nuk mund të mohohet se masa e sigurimi penal sjell pasoja në veprimtarin e Këshillit të Ministrave dhe kryeministrit. Nëse këto pasoja janë të devijueshme apo jo, kjo i përket themelit të çështjes”, tha perfaqesusja e kryeministrise.


