Një konflikt mes adoleshentëve në Sarandë ka përshkallëzuar deri në përdorimin e thikave, duke shkaktuar plagosjen e një 17 vjeçari.
I mituri u plagos me thikë nga një 17 vjeçar tjetër, pas një konflikti me motive të dobëta.
I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:40, në rrugën “Butrinti”.
Sakaq autori i ngjarjes është kapur dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale në Komisariatin e Sarandës.
NJOFTIM
Goditi me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatar, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe shoqërohet 17-vjeçari.
Rreth orës 13:40, në rrugën “Butrinti”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një 17-vjeçar ka goditur me mjet prerës (thikë) një tjetër 17-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, autori i dyshuar është kapur dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.