Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me një incident të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Pilafe, njësia administrative Tomin, Dibër, ku është raportuar një përplasje fizike mes mbështetësve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
Sipas denoncimit të PD-së, ngjarja ka ndodhur pas ndalimit të një shtetasi që dyshohej se po shpërndante para në këmbim të votave. Përplasja degjeneroi në konflikt mes grupeve partiake.
Lidhur me incidentin, mësohet se në pranga ka rënë oficeri i policisë Esat Gjura. Burime për News 24 bëjnë me dije se ai është babai i kandidatit për deputet të PS-së në këtë zonë, Daniel Gjura.
Partia Demokratike ka akuzuar publikisht se Esat Gjura ka qëlluar me armë zjarri në fshatin Pilafe, duke e lidhur veprimin e tij me përpjekje për blerje votash.