Konflikti për marrjen me qera të një Jet-ski në Ksamil, ka degjeneruar në konflikt fizik mes tre personave.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 pranë plazhit “Bora Bora”, në Ksamil. Për motive të dobëta, shtetasit Sajmir Dajka dhe Shpëtim Kreçi janë konfliktuar me shtetasin Julian Hoxha, lindur në Elbasan dhe mbajtës i pasaportes angleze. Konflikti ka nisur pas mosdakortësimit të orarit për marrjen me qera të një mjeti ujor Jet- ski.
Palët dhe personat që kanë qënë prezent janë shoqëruar në Komisariat dhe po punohet nga policia në lidhje me rastin.
Para pak ditësh Sajmir Dajka u gjobit nga Policia Kufitare me 100.000 lekë të reja gjobë për shkelje të perimetrit të sigurisë për mjetet lundruese.