Pas Arjan Talhellarit, policia ka vënë në pranga edhe djalin e tij, lidhur me ngjarjen e ndodhur më 29 prill ku pati një përplasje me armë zjarri në një zyrë elektorale në Tiranë, në zonën e Ali Demit.
Lorenc Telhallari akuzohet për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe ndaluan shtetasin L. T., 24 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”. Ky shtetas sëbashku me babain e tij shtetasin A. T( i ndaluar me datë 18 Maj), dyshohen si autorët e ngjarjes me datë 29.04.2025, në Ali Dem”, njofton policia.