Luftë e hapur brenda koalicionit “Shqipëria Bëhet” për mandatin e vetëm të fituar në Qarkun Tiranë në zgjedhjet e 11 majit. Kreu i listës, Adriatik Lapaj, i është drejtuar zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një kërkesë ku kërkon mosnjohjen e revokimit të dorëheqjeve të disa kandidatëve nga lista e mbyllur, përfshirë edhe Kleana Xhuvelin.
Fillimisht, Xhuveli kishte dhënë dorëheqjen nga mandati, duke i hapur rrugë Lapajt ta merrte përmes listës së hapur. Por më pas, ajo kërkoi revokimin e dorëheqjes, duke rikthyer paqartësinë në përllogaritjen e mandatit.
Situata u ndërlikua më tej, pasi në lojë hyri edhe një tjetër emër nga lista e mbyllur – Zeqir Kordhoni, i afërm i Endri Shabanit (aleat i Lapajt), i cili nuk hoqi dorë nga kandidimi. Kjo lëvizje, në praktikë, i bllokon mandatin Lapajt, duke favorizuar përfituesit nga lista e mbyllur.
Emri i Kordhonit është bërë edhe pika e përplasjes publike mes Lapajt dhe Shabanit, me akuza dhe ironi të ndërsjella në rrjetet sociale, duke nxjerrë në pah tensionet e brendshme në koalicion.
Sipas Lapajt, dorëheqjet e kandidatëve janë dorëzuar përpara nisjes së numërimit, çka sipas tij i bën të vlefshme dhe të parevokueshme.
Tani, topi është në fushën e KQZ-së, e cila do të vendosë nëse mandati i vetëm i “Shqipëria Bëhet” në Tiranë i takon listës së mbyllur apo vetë Lapajt nga lista e hapur – mes tensioneve politike dhe dilemave ligjore.
Kërkesa e Lapajt drejtuar KQZ-së:
Kërkesa për revokim nga Kleana Xhuveli: