Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të kthesës së Danit, në aksin rrugor Pukë–Shkodër, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.
Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pukës, ku sipas burimeve zyrtare ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Për shkak të përplasjes, trafiku në këtë segment u paralizua për rreth një orë, deri në ndërhyrjen e policisë rrugore dhe të shërbimeve të emergjencës që larguan mjetet dhe normalizuan lëvizjen.