Një përleshje e dhunshme mes të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e së martës në sheshin e Ymittos, në Athinë, duke lënë tre persona të plagosur me thikë dhe çuar në arrestimin e dy të dyshuarve.
Sipas burimeve policore, konflikti nisi jashtë një lokali pas një debati verbal, i cili degjeneroi shpejt në dhunë fizike. Në kulmin e përplasjes, një nga të rinjtë nxori thikën dhe goditi disa prej pjesëmarrësve.
Të plagosurit janë dy shtetas grekë, përkatësisht 18 dhe 20 vjeç, si dhe një 30-vjeçar me kombësi shqiptare. Më i riu, 20-vjeçari grek, ka marrë plagë serioze në shpinë dhe në mushkëri dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa mjekët po përgatiten për një ndërhyrje kirurgjikale.
Menjëherë pas incidentit, policia greke ndërhyri dhe pas kërkimeve intensive arrestoi dy persona: një 18-vjeçar shqiptar dhe një 17-vjeçar grek. Të dy pritet të dalin sot përpara Prokurorisë për t’u njohur me masat e sigurisë. Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.