Kryepeshkoi Anatas Janullatos ndodhet në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.
Kisha Ortodokse, ka njoftuar se gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit pësoi një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv.
Postimi Kishës Ortodokse:
Përditësim i gjendjes shëndetësore të Fortlumturisë së Tij, Kryepishkopit të Shqipërisë, z. Anastas
Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar.
Nga administrata e spitalit