Një zjarr ka përfshirë këtë mesditë (23 mars) bimësinë e thatë në një kanal në afërsi të vendit të quajtur “Pushimi i shoferit”, në autostradën Lushnjë-Fier.pe
Duke parë se zjarri i ndihmuar nga era e fortë po përparonte drejt disa bizneseve të zonës, është njoftuar policia dhe zjarrfikësit e Lushnjës.
Në vendngjarje kanë shkuar me urgjencë shërbimi i mbrojtjes nga zjarri i bashkisë Lushnjë, si dhe Polica e Qarkullimit Rrugor.
Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka bërë që vatra e zjarrit të izolohet dhe të shihet duke mos përbërë rrezik për bizneset ngjitur me vatrën e zjarrit.
lushnje zjarri
Ky është një nga ato raste kur papërgjegjshmëria e ndezjes së një zjarri mund të rezultonte fatale për bizneset pranë.
Sipas zjarrfikësve, flakët kanë qenë aksidentale dhe mund të ketë ardhur si pasojë e hedhjes së ndonjë cigareje nga ndonjë automjet në lëvizje.
zjarri lushnje2
Paradoksal ka qenë fakti se e gjithë zona është e përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe vetëm në atë terrotor ku ra zjarri ka pasur reshje.


