Bëhet me dije se një bllok i sistemit elektrik të një pallati të rindërtuar pas tërmetit, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderberg”, në Lezhë.
Zjarri ka shkaktuar frikë dhe panik në banorët të cilët kanë dalë menjëherë te apartamentet e tyre.
Raportohet se policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të vënë nën kontroll situatën.