Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në zonën e quajtur “Qafa e Llogarasë”.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën si pasojë e zjarrit, pasi nuk ka arritur të dalë në kohë nga automjeti.
“Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit”, njoftoi policia.
Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes dhe shkaqet e zjarrit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur.
Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


