Një apartament është përfshirë nga flakët në Durrës.
Burimet bëjnë me dije se zjarri ka rënë në katin e gjashtë të një pallati, në afërsi të ish-fabrikës së bukës.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.Paraprakisht nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.



