Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një ndërtese në Durrës, ku janë shkrumbuar katër automjete të cilat ishin të parkuara në godinë.
Siç shihet edhe nga fotot, re të mëdha tymi kanë mbuluar zonën, ndërsa mjetet janë djegur plotësisht.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë shuar flakët dhe nuk kanë lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.