Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë të enjte në fshatin Dëshiran në Belsh.
Uniformat blu bëjnë me dije se dyshohet se zjarri është shkaktuar për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit.
Si pasojë është dëmtuar 85-vjeçari që ndodhej në banesë, i cili është transportuar në spital dhe po merr mjekim.
Njoftimi i policisë Cërrik/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në fshatin Dëshiran, Belsh, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. C., 85 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 85-vjeçari, i cili është transportuar në spital dhe po merr mjekim.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.