Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer do të vizitojë nesër Shqipërinë. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili edhe më herët është shprehur se kjo është hera e parë që një kryeministër britanik vjen në Shqipëri në një vizitë zyrtare.
Starmer do të pritet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në orën 12:40 do të zhvillohet një konferencë e përbashkët.
Vizita e Keir Starmer i paraprin edhe Samitit të Komunitetit Politik Evropian, i cili do të mbahet në Tiranë më 16 maj.
Ditën e djeshme, Starmer uroi kryeministrin Edi Rama për fitoren të cilën e cilësoi si historike.
“Urime Edi Rama për fitoren tuaj historike në zgjedhje. Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin për të sjellë rezultate për njerëzit e zakonshëm në të dy vendet tona”, shkroi Starmer në një postim në rrjetin social X.