Kroçera prestigjioze “National Geographic Orion” është ankoruar sot për herë të parë në Portin e Durrësit, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm për turizmin elitar në vendin tonë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se në bordin e kroçerës ndodhen 108 turistë amerikanë.
Shqipëria është përfshirë për herë të parë në itinerarin e kësaj linje të njohur ndërkombëtare, që përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe Kroacinë. Sipas kryeministrit, ky zhvillim është një tregues i qartë i rritjes së vëmendjes ndërkombëtare ndaj potencialit turistik të vendit, si në aspektin historik, ashtu edhe në atë natyror.
Postimi i plotë
Një linjë e re turistike për Shqipërinë
“National Geographic Orion” akostohet për herë të parë në Portin Durrës me 108 turistë amerikanë. Shqipëria është përfshirë për herë të parë në këtë linjë prestigjioze që përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe Kroacinë, duke sjellë vëmendjen ndërkombëtare mbi destinacionet tona historike dhe natyrore.