Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se duke filluar nga data 1 qershor, shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali do të përfitojnë nga marrëveshja për njohjen e pensioneve mes dy vendeve.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se kryeministrja italiane Giorgia Meloni, të cilën ai e quan “Motër”, ka sjellë në Tiranë dokumentin final të marrëveshjes.
LAJM I MIRË dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit të Komunitetit Politik Europian:
Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë”, shkruan Rama.