Në një incident të ri, ushtarët izraelitë përplasën një automjet të blinduar në një furgon që transportonte pelegrinët palestinezë rrugës për në Mekë.
Ngjarja ka ndodhur në Jenin, në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe e gjithë ngjarja është kapur në kamera dhe është postuar në rrjetet sociale, përcjell Telegrafi.
Videoja tregon qartë se si një automjet ushtarak izraelit, pa ndonjë arsye apo provokim paraprak, godet drejtpërdrejt një furgon që po transportonte civilë – burra dhe gra që ishin rrugës për në Haxh.
Ndryshe, Jenin, një qytet që ka qenë prej kohësh objektiv i operacioneve ushtarake izraelite, ishte sërish skena e një sulmi ndaj civilëve.
Vetëm vitin e kaluar, forcat izraelite kanë kryer disa inkursione të mëdha në Jenin, duke përdorur drone, makineri të rënda dhe fuqi punëtore.
Dhe shpesh me rezultate fatale për civilët palestinezë. /Telegrafi/