Këtë të enjte Kolegji Zgjedhor Gjyqësor do të shqyrtojë dy paditë e bëra nga Partia Demokratike për qarkun Tiranë dhe Durrës.
PD kërkon ndryshimin e Vendimit të datës 07 korrik 2025 të Komisionit për Ankimimet dhe Sanksionet (KAS) pranë KQZ, duke urdhëruar, duke shpallur të pavlefshme zgjedhjet e zhvilluara më 11 maj, për Tiranën dhe Durrësin.
Shqyrtimi për Tiranën ka nisur në orën 10:30, ndërsa për Durrësin në orën 11:00.