Një 58-vjeçar, Petrit Alkollari, ka mbetur i plagosur gjatë punës në një kantier ndërtimi në zonën e Paskuqanit dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në lidhje me ngjarjen, Policia ka arrestuar Agim Spahiun, 56 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi, ndërsa ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për një tjetër inxhiniere, E. M., 21 vjeçe. Të dy dyshohen se nuk kishin marrë masat e nevojshme për sigurinë teknike në vendin e punës.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. S., 56 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi si referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. M., 21 vjeçe, me detyrë inxhinier ndërtimi, pasi në Paskuqan, në një kantier ndërtimi, gjatë punës është dëmtuar punëtori shtetasi P. A., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.