Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në avionin e kompanisë libiane “Buraq Air” gjatë fluturimit Tripoli-Niamei, gjatë të cilit u lind një djalë.
Anëtarët e ekuipazhit dhe pasagjerët ndihmuan nënën gjatë lindjes.
Kompania libiane njoftoi se foshnjës i ka ofruar fluturime falas në linjat e saj përgjatë gjithë jetës.
Në faqen e Facebook-ut kompania theksoi se ishte shumë e lumtur që nëna me sukses kishte lindur pikërisht në mjetin e tyre të fluturimit.
Është interesant edhe fakti që nëna i vuri fëmijës emrin e kapitenit të avionit ku lindi, Abdul Baset.
Shiko Videon: