Pas akuzave dhe dramave të krijuara nga reagimi i ish-të dashurit të saj dhe situatave brenda Big Brother VIP Kosova, Ana ka marrë një valë mbështetjeje nga shumë faqe në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram.
Një nga faqet shkroi: “Të sulmosh një vajzë 20-vjeçare, e cila nuk është më banore, t’i hedhësh akuza për ‘tradhti’ ndaj një populli paragjykues euforik, dhe në fund të mos i japin të drejtën të mbrojë veten. Produksioni i tmerrshëm që bën lojëra në kurriz të shëndetit të saj mendor”.
Faqet nuk kursyen kritikat për produksionin, duke theksuar standardet e dyfishta: “I njëjti produksion i kanë dhënë rast dikujt të sqarohet që ka rast në gjykatë për dhunë në familje”.
Një tjetër shkroi: “Një sulm shumë pa kuptim për një ish-banore që as nuk është më pjesë e lojës, e cila shumë lehtë do të mund të tregonte versionin e saj”.
Mbështetësit shprehën indinjatën e tyre ndaj mënyrës se si është trajtuar Ana, duke e cilësuar këtë si një sulm të padrejtë dhe të papranueshëm:
“Një vajzë 19-20 vjeçare të sulmohet dhe akuzohet për tradhti duke i dhënë shansin çdo individi që ka telefon të shajë dhe të mos i jepet mundësia për vetëmbrojtje është për të ardhur keq. Çfarë dreqin keni që në çdo mënyrë dëshironi të ulni postë vajzat dhe gratë?”
Reagimet e shumta online kanë sjellë në vëmendje rëndësinë e drejtësisë dhe trajtimit të barabartë, duke theksuar mbështetjen për Anën në këto momente të vështira.