Dashamir Shehi ka njoftuar dorëheqjen nga drejtimi i partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK), pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në një dalje publike për mediat, Shehi pranoi përgjegjësinë për dështimin elektoral dhe deklaroi se largimi i tij është një hap i nevojshëm për t’i dhënë mundësinë një brezi të ri drejtuesish të angazhohen në politikë.
“Është momenti për energji të reja, për ide dhe njerëz të rinj”, u shpreh Shehi, duke theksuar se vendimi vjen pas një reflektimi të thellë mbi rezultatin e zgjedhjeve.
Dashamir Shehi: Duhet të pranojmë që Rama arriti këtë rezultat edhe për fakt të gabimeve të opozitës edhe tonin brenda kësaj. Përgjegjësia bie kryesish mbi lidershipin e partive opozitare duke filluar nga koalicioni Djathtas për Zhvillim. Kjo është një përgjegjësi që e mbaj unë personalisht. Për këtë motiv largohem nga drejtimi i koalicionit për t’i hapur rrugë njerëzve më të rinj se unë dhe ndoshat më energjikë