Kompania “Erjoni sh.p.k” prezanton në tregun shqiptar projektet e Binghatti Developers, një prej zhvilluesve më të njohur në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Përmes këtij bashkëpunimi, publikut shqiptar i ofrohet mundësia të njihet me disa nga projektet më përfaqësuese të kompanisë, që variojnë nga apartamente moderne me çmime të përballueshme deri te vila luksoze në zonat më të preferuara të Dubai.
Kjo nismë synon të afrojë investitorët shqiptarë me tregun imobiliar të Dubait, një nga destinacionet më dinamike dhe të kërkuara për investime në rajon.
Në prezantimin e nismës ditën e sotme në Tiranë ishte i pranishëm edhe zv.drejtori i Binghatti Developers, Alex Hardy i cili u shpreh se kompania që përfaqëson është ndër më të mëdhatë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sakaq, shton se kjo kompani ka realizuar mbi 80 projekte dhe ka një portofol dhe zhvillim 80 mld dollarë.
Alex Hardy: Kënaqësi e madhe që jam në Tiranë, së bashku me kolegen Dorothy, e kemi shijuar mikpritjen. E mrekullueshme që ju takoj dhe shpresoj që tju takoj sërish.
Pak histori mbi Binghatti. Është themeluar që 2008. Jemi bërë një rruigë të gjatë sot jemi zhvilluesit e tretë në UAE, mbi 80 projekte në Dubai me rezidenca, kemi 80 mld zhvillim dhe portofol. Vitet e fundit kemi nisur projektet që kanë përfshirë rezidencat e para, kemi nisur projekte të Xhejkob and CO, dhe kullën e Mercedez Benz. Së fundmi kemi nisur një komunitet në emrin e Mercedez Benz. Vitet e fundit kemi arritur shitje në 150 mln dollarë për një pent house në Dubai. Ishim zhvilluesi për shitjet në Dubai. Binghatti është forcuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit. Arsye pse na mbështesin klientët kemi një shpejtësi në treg kontrollojmë gjithë ndërtimet që përfshijnë nga arkitektura dhe dizajni. Ku projektojmë vetë, materiale, uorkshop dhe punësojmë forcën tonë të punëtorëve. Kur blini një projekt Binghatti do merrni pronësinë dhe do përfundoj brenda 2 vjetëve. Kjo nuk dëgjohet në UAE.
Ka njerëz që duan të monetizojnë ndërtesat, parkingjet dhe investitorët që duna të përfitojnë nga rritja e kapitalit në Dubai vitet e fundit.


