Mafia Ballkanike ka tentuar të “shtrihet” edhe në Paraguai. Alarmi është dhënë nga autoritetet vendase se si anëtarë të bandës, pjesë të cilëve edhe shqiptarë, kishin tentuar që të hynin në territor.
Drejtori i Migracionit të Paraguait, Jorge Kronawetter zbuloi se si anëtarë të së ashtuquajturës “Mafia Ballkanike” kishin përdorur dokumente të qytetarëve argjentinas për të shmangur kontrollet dhe për të hyrë në vend pa probleme. Mediat vendase citojnë fjalën e tij, i cili tha se anëtarët ishin zbuluar në pikat e kontrollit të vendosura në kufirin me Bolivinë. Sipas tij, një individ i kërkuar në Brazil, që i përkiste kësaj mafie, ishte identifikuar duke u përpjekur që të hynte në Bolivi duke përdorur një pasaporë bullgare. Këtij individ Ky individ u deportua dhe iu dorëzua autoriteteve braziliane.
Kronaëetter paralajmëroi gjithashtu se këta kriminelë zakonisht i fillojnë aktivitetet e tyre me vepra të lehta penale si vjedhja, përpara se të përshkallëzohen në krime më të rënda, dhe pothuajse gjithmonë kërkojnë të shfrytëzojnë statusin e refugjatit për t’u vendosur në vende të tjera.
Mediat vendase shkruajnë se si arrestimi i bosit shqiptar të drogës Franc Çopja në Belgjikë në gusht 2025 zbuloi një nga organizatat kriminale më të fuqishme të Shqipërisë, udhëheqës i së cilës ishte Çopja. Organizata e tij u akuzua për trafikimin e rreth 28 tonëve kokainë vetëm në vitin 2020. Sipas hetuesve, rrjeti përdorte rrugë nga Paraguai në portet evropiane të Antverpit në Belgjikë dhe Hamburgut në Gjermani.
Lidhjet e Franc Çopjës me Paraguain ishin të drejtpërdrejta dhe të thella, pasi ai e vizitonte shpesh vendin për të finalizuar blerjen e toneve të kokainës nga fraksione të ndryshme. Baza operative në Paraguai drejtohej nga vëllezërit Ervis dhe Ardian Çela, të cilët banonin atje. Ata ishin përgjegjës për marrjen e kokainës nga prodhuesit bolivianë, ruajtjen e saj dhe përgatitjen e saj për transport ndërkombëtar.
Dërgesat fshiheshin në mënyra të sofistikuara brenda kontejnerëve të transportit, të maskuara në kuti me sapun, kanaçe bojë dhe ngjitës ndërtimi. Një bashkëpunëtor kyç i rrjetit shqiptar në Paraguai ishte Diego Benítez, i cili përdori kompaninë e tij, Tupá SA, për të transportuar drogën e fshehur. Dërgesat më pas u dërguan përtej kufirit brazilian për t’u dërguar në Evropë.
Çopja dyshohet gjithashtu se u takua me anëtarë të rrethit të ngushtë të të arratisurit Sebastián Marset në fermën “23 de Abril” në San Roque González. Sekuestrimi i Hamburgut ishte çelësi dhe hodhi themelet për operacionin pasues “A Ultranza Py”. Për të menaxhuar fitimet e mëdha, organizata përdori një mekanizëm të sofistikuar pastrimi parash, duke përfshirë sistemin informal të transferimit të njohur si hawala.


