Në disa pamje të publikuara në internet shihet se si policia kineze e rrëzon një grua në dysheme dhe e arreston një grua, e cila refuzonte ta vendoste maskën si masë mbrojtëse nga koronavirusi.
Gruaja, e identifikuar me mbiemrin Qiu, raportohet se u arrestua në momentin kur refuzoi ta respektonte urdhrin e autoriteteve që të gjithë personat që dalin në vende publike të vendosin maska të fytyrës. Rasti ndodhi në provincën Guangdong, e cila shtrihet në pjesën jugore të Kinës.
Qeveria rajonale, e cila është përgjegjëse për rreth 113 milionë banorë, e futi në fuqi këtë urdhër dhe mori vendim që të gjobiten personat që nuk e zbatojnë atë, shkruan “Metro UK”, transmeton Gazeta Express.
Kjo grua më herët ishte grindur me disa shitës, sepse ata kishin kërkuar që ajo ta vendoste maskën, por kishte refuzuar.
Pas arrestimit, gruaja u dërgua në spital për t’ia bërë analizat, por rezultatet treguan se ajo nuk ishte e infektuar me virusin e rrezikshëm.
Ndryshe, më shumë se 300 persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë infektuar për një muaj.