Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe toke në fshatin Cangonj të bashkisë Devoll, duke shkaktuar djegien e një kasolleje.
Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse, me 9 efektivë dhe 3 mjete zjarrfikëse, të cilët arritën të izolonin flakët në kohë dhe të parandalonin përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësit e mundshëm të zjarrit.